C F O P H A R M A

Nadir Çausholli, drejtuesi i CFO Pharma dhe stafi i tij vizitë në shtëpinë e foshnjës Tiranë

Në kuadër të Javës Universale për të Drejtat e Fëmijëve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijëve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjës “Hana dhe Rozafa” , këtu në Tiranë, për të kaluar kohë e për të dhënë dashuri e kujdes për ta.

Në kuadër të Javës Universale për të Drejtat e Fëmijëve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijëve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjës “Hana dhe Rozafa” , këtu në Tiranë, për të kaluar kohë e për të dhënë dashuri e kujdes për ta.

Drejtuesi i kompanise CFO Pharma, Nadir Causholli, u shpreh i gëzuar dhe i motivuar për këtë vizitë.

“Realisht kënaqem që ekzistojnë institucione të tilla dhe njerëz të tillë, sic është stafi i Shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa” me Drejtuesen e saj Orjeta Metaj, që përkushtohen kaq shumë , duke i dhuruar dashuri këtyre fëmijëve. Dita ime dhe e stafit tonë është gjithë vrull, stres e probleme por kur vijmë këtu , në një ditë kaq të bukur plot hare , me këta fëmijë edhe ne na gëzon shumë. Do të doja shumë që t’i sugjeroja kujtdo, që brenda mundësive, të mos hezitojë që të vijë këtu dhe të përkujdeset e të kalojë kohë me këta fëmijë.”- shtoi ai.

Tashmë për stafin e CFO Pharma është kthyer në një ritual gëzimplotë ardhja e shpeshtë në këtë shtëpi të bukur, plot gjallëri e dritë.

Mes lojërave të shumta, dhuratave, zërave e buzëqeshjeve të fëmijëve kaloi kjo ditë e bukur dhe e paharruar. CFO Pharma nxit dhe vlerëson çdo kontribut njerëzor dhe kohor për këta fëmijë, të cilëve më shumë se gjithçka ju duhet dashuri e kujdes.

Related posts