C F O P H A R M A

“CFO Pharma” vlerësohet si biznesi më i mirë i vitit

“CFO Pharma”, kompania lider në fushën e farmaceutikës, që operon në Shqipëri dhe Kosovë, e drejtuar nga Nadir Causholli u vlerësua si biznesi më i mirë i vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Bashkia Tiranë, e cila ndau çmimet e fundvitit për bizneset për kontributin e madh të dhënë gjatë këtij viti.

Z.Nadir Causholli CEO i “CFO Pharma” u shpreh entuziast për punën plot përpjekje dhe rezultat të stafit që ai drejton.

“Falenderojmë Dhomën e Tregtisë për vlerësimin, për këtë çmim që po marrim në fushën e farmaceutikës. Ne operojmë në treg prej 15 vitesh, po bëjmë përpjekje maksimale për të ofruar standardet më të larta në tregun farmaceutik shqiptar dhe për të sjellë standardin më të lartë të barnave europiane”,- u shpreh Causholli.

Z.Nadir Causholli CEO i “CFO Pharma” u shpreh entuziast për punën plot përpjekje dhe rezultat të stafit që ai drejton.

Pjesë e këtij eventi ishin edhe zv.kryeministrja Senida Mesi si dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, të cilët njëzëri u shprehën se sipërmarrësit janë promotorë të zhvillimit të ekonomisë dhe teknologjisë. Dhjetëra personalitete nga biznesi, politika por edhe arti ishin të pranishëm në këtë mbrëmje dedikuar sipërmarrjeve.

Related posts