C F O P H A R M A

Do nisesh me pushime?!


Mos harro YOVITA & TASECTAN me vete…
Ja pse..

Të gjitha reagimet ekstreme të organizmit ndaj një përbërësi ushqimor quhen ndjeshmëri ushqimore dhe ndahen në 2 kategori:

1. Alergji ndaj ushqimit dhe
2. Intolerancë ndaj ushqimit.

Mund të ketë shumë arsye për ndjeshmërinë ndaj ushqimeve të caktuara si mënyra e prodhimit, e ruajtjes së ushqimit, zakonet e të ngrënit, stresi, efektet mjedisore dhe alkooli te cilat shkaktojnë keto probleme edhe kur ushqimet normalisht nuk kanë ndonjë dëm dhe jane safe. Këto efekte ndikojnë në funksionet e zorrëve dhe fillon një luftë e vazhdueshme pasi përbërësit në ushqim aktivizojnë sistemin tonë imunitar.

Simptomat e ndjeshmërisë ushqimore zhvillohen menjëherë brenda 1-2 minutave apo 2 orë pas ngrënies së ushqimit:
Të përziera, të vjella, dhimbje barku, gaz, skuqje, ënjtje të gjuhës dhe qiellzës, kruajtje në fyt, ndjesi djegie, fryerje barku.

Cilat janë llojet më të zakonshme të intolerancës ushqimore?

1. Intoleranca ndaj laktozës

Ndodh atehere kur enzima e laktazës që do të tret sheqerin e laktozës qe gjendet ne qumesht është i pamjaftueshëm tek njerëzit me intolerancë të laktozës.

Në njerëzit me këtë intolerance, flora e zorrëve prodhon gaz duke shkaktuar fermentimin e sheqerit. Ky gaz mund të çojë në çrregullime të sistemit tretës siç janë diarreja, aciditeti i stomakut dhe fryrja e barkut. Kjo lloj intolerance ndaj ushqimit është mjaft e zakonshme dhe shpesh mund të çojë në probleme kronike të zorrëve.

2.Intoleranca ndaj glutenit

Ndjeshmëria ndaj glutenit është një mosfunksionim i zorrëve që ndodh kur trupi nuk mund të zbërthej glutenin (proteina që gjendet në grurë, thekër, elb dhe tërshëra). Simptomat përfshijnë diarre, dobësi për shkak të humbjes së peshës, nervozizëm, dhimbje barku dhe ngërçe.

Tani qe jeni ne sezon pushimesh dhe konsumoni ushqim jashte shtepise, tregohuni te kujdesshem!

Perdor Yovita dhe rivendos ekuilibrin intestinal!
Per diarrene, Tasectan eshte zgjidhja!

I gjeni ne cdo farmaci!

#yovita#yovitaplus#cfopharma#kudovetegjeramevete#intestinalflora
#jodiarre#jofryerjebarku#tasectan

Related posts