C F O P H A R M A

Magnezi – Minerali Anti- Stres!

Magnezi- Minerali Anti-Stres!

Organizmi nuk mund te prodhoje magnez, prandaj duhet te merren sasi te mjaftueshme qe te mos kete mungese ne organizem. Ushqimi jo i balancuar, dietat e ndryshme per humbjen e peshes dhe ushqim jo adekuat i perpunuar mund te shkaktojne mungese te magnezit. Shenjat e deficitit mund te jene lodhja e shpejte, ngerçet e muskujve te pulpes, funksioni i çrregulluar i muskujve dhe depresioni.

Nevojat e organizmit tone per magnez jane nga 350 – 800 mg/dite ne varesi nga mosha, seksi dhe ushqimi. Nevojat e rritura per magnez mund te shfaqen ne:


• Stres te rritur psikologjik (stres, shqetesim)
• Aktivitet fizik te shtuar (sportistet)
• Perdorim te shpeshte te laksativeve
• Shtatzani dhe laktacion
• Femije ne rritje te pershpejtuar dhe adoleshente

Magnezi merr pjese ne procese te shumta biokimike ne organizem dhe eshte i nevojshem per aktivitetin e me shume se 300 enzimave te ndryshme, veçanerisht te atyre te cilat marrin pjese ne prodhimin e energjise. Eshte i rendesishem per transportin neuromuskulor te stimulit dhe mineralizimin e kockave. Ai ka rendesi thelbesore per mirfunksionimin e sistemit muskulor. Ndihmon ne krijimin e energjise, ne proceset e mpikjes se gjakut dhe transportin e glukozes ne qeliza. Si ‘’nje mineral anti-stres’’ ndihmon ne punen e drejte te sistemit nervor duke kontribuar në zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Vitamina B6 ka rol te rendesishem ne procesin e zberthimit dhe thithjes se proteinave hidrateve te karbonit dhe yndyrave, funksionimin normal te sistemit nervor dhe ka rol te rendesishem ne krijimin e hemoglobines ne qelizat e kuqe te gjakut. Ai e rrit thithjen e magnezit ne traktin gastro-intestinal.

Related posts