C F O P H A R M A

Cfare eshte Koronavirus?

Koronaviruset (CoV) janë një klase e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma Respiratore e Lindjes e Mesme (MERS-CoV) dhe Sindroma e Rende Respiratore Akute (SARS-CoV).

Një koronavirus i ri(nCoV) është një lloj shtami i ri që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

Koronaviruset janë zoonotikë, që do të thotë se ato transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve.

Hetimet e hollësishme zbuluan se SARS-CoV ne vitin 2002 ne Kine u transmetua nga macet te njerëzit dhe MERS-CoV ne vitin 2012 ne Arabine Saudite nga devete te njerëzit. Disa koronaviruse të njohura po qarkullojnë te kafshët që nuk kanë infektuar ende njerëz.

Shenjat e zakonshme të infeksionit përfshijnë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, dështim të fuksionit te veshkave dhe madje edhe vdekje.

Rekomandimet standarde për të parandaluar përhapjen e infeksionit përfshijnë:

-Larjen e rregullt të duarve
-Mbulimin e gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtitni
-Gatuani plotësisht mishin dhe vezët
-Shmangni kontaktet me kafshet e gjalla

Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit

Related posts